LINDA

52.003 – Bluzë pambuku pollo për femra

Porosit në WhatsApp

Përshkrimi

Bluza polo LINDA është model për femra me mëngë të gjata, e dedikuar për përdorim biznesor, promocional dhe të përditshëm. Dizajni klasik dhe i rregullt, në kombinim me materialin cilësor, e bën të përshtatshme për ambiente profesionale dhe uniforma korporative.

Është e punuar nga 100% pambuk me gramaturë 200 g/m², që siguron ndjesi të këndshme në lëkurë, qëndrueshmëri të mirë dhe jetëgjatësi. Bluza është e qepur anash dhe lehtë e ngushtuar në bel, me çka arrihet përshtatje e bukur me siluetën femrore. Qepjet e dyfishta në mëngë dhe në fund i kontribuojnë qëndrueshmërisë, kurse jaka polo e përforcuar me shirit ndihmon në ruajtjen e formës gjatë veshjes dhe larjes. Modeli ka katër kopsa në ngjyrën e bluzës, kopsë rezervë dhe çarje anësore që mundësojnë lëvizje më të lehtë dhe rënie më natyrale të materialit. Etiketa kryesore hiqet lehtë (tear-off), çka e lehtëson personalizimin dhe brendimin. Ofrohet në disa ngjyra dhe në verzion për meshkuj.

Karakteristikat kryesore

  • Bluzë polo për femra me mëngë të gjata
  • Përbërja: 100% pambuk
  • Gramatura: 200 g/m²
  • Prerje lehtë e ngushtuar
  • E qepur anash
  • Qepje të dyfishta
  • Jakë polo e përforcuar me shirit
  • Katër kopsa në ngjyrën e bluzës
  • Kopsë rezervë
  • Çarje anësore
  • Etiketë tear-off
  • E përshtatshme për përdorim biznesor dhe promocional
  • E disponueshme edhe në verzion për meshkuj

Printimi

Teknikat e printimit

Printim me letër transferi, Serigrafi, Qëndisje

Produkte të ngjashme