GO GREEN LADY

50.068 – Maicë polo për femra, 180 g/m2

Porosit në WhatsApp

Përshkrimi

Bluza polo GO GREEN LADY është model për femra, e dedikuar për përdorim të përditshëm, uniforma korporative dhe fushata promocionale, me fokus të qartë në qëndrueshmërinë dhe zgjedhjen e përgjegjshme të materialeve. Është pjesë e linjës GO GREEN, e zhvilluar për kompani dhe individë që duan ta shprehin vetëdijen ekologjike përmes veshjes.

Bluza është e punuar nga një përzierje e zgjedhur me kujdes që kombinon poliestër të ricikluar (65%) dhe pambuk BCI (35%), 180 g/m², me çka zvogëlohet ndikimi negativ në mjedis duke e ruajtur funksionalitetin dhe komforin. Është e qepur anash dhe lehtë e ngushtuar në bel për t'iu përshtatur më bukur siluetës femrore. Qepjet e dyfishta në fund, manzhetat rreth mëngëve dhe jaka klasike polo me dy kopsa në ngjyrën e bluzës dhe kopsë rezervë i kontribuojnë pamjes së rregullt dhe profesionale. Shiriti i përforcuar përgjatë qafës dhe qepja shtesë përgjatë supeve e përmirësojnë stabilitetin e formës. Materiali mirëmbahet lehtë, me rrudhje minimale, kurse në ngjyrat më të çelëta është i mundur shtypi me sublimim. Etiketa kryesore hiqet lehtë (tear-off), çka e lehtëson edhe më shumë personalizimin dhe brendimin. Modeli ofrohet edhe në verzion për meshkuj.

Karakteristikat kryesore

  • Bluzë polo me mëngë të shkurta
  • Përbërja: 65% poliestër i ricikluar, 35% pambuk BCI
  • Gramatura: 180 g/m²
  • Prerje për femra lehtë e ngushtuar
  • E qepur anash
  • Qepje të dyfishta
  • Manzheta në mëngë
  • Shirit i përforcuar përgjatë qafës
  • Qepje shtesë përgjatë supeve
  • Dy kopsa në ngjyrën e bluzës
  • Kopsë rezervë
  • Etiketë tear-off
  • Mirëmbajtje e lehtë
  • Rrudhje minimale
  • Sublimim i mundur në ngjyra të çelëta
  • Linja GO GREEN
  • E disponueshme edhe në verzion për meshkuj
  • Certifikatë Oeko-Tex
  • GOTS

Printimi

Teknikat e printimit

Printim me letër transferi, Serigrafi, Qëndisje

Produkte të ngjashme