PREMIUM POLO

50.077 – Maicë polo, 180 g/m2

Porosit në WhatsApp

Përshkrimi

PREMIUM POLO është bluzë polo elegante me pamje moderne, e punuar nga pambuk singl (i lëmuar), çka e dallon nga bluzat polo klasike prej pëlhure pike. Është e prodhuar nga 100% pambuk i krehur, me gramaturë 180 g/m², duke ofruar prekje më të butë, ndjesi të këndshme në lëkurë dhe pamje të sofistikuar, duke e ruajtur funksionalitetin e bluzës polo për përdorim të përditshëm dhe promocional.

Bluza është e qepur anash dhe ka çarje anësore që i kontribuojnë rehatisë dhe lirisë së lëvizjes. Qepjet e dyfishta në fund dhe rreth mëngëve, si dhe shiriti i përforcuar në tonin e bluzës në jakë dhe në çarjet anësore, sigurojnë stabilitet të formës dhe jetëgjatësi. Sipërfaqja e lëmuar e pambukut singl është jashtëzakonisht e përshtatshme për shtyp, sepse mundëson detaje precize dhe ngjyra më të plota. Modeli ka tri kopsa në ngjyrën e bluzës, kopsë rezervë dhe etiketë kryesore që hiqet lehtë (tear-off), çka e lehtëson personalizimin dhe brendimin shtesë. Ofrohet në verzion për meshkuj dhe për femra. Posedon certifikatën Oeko-Tex.

Karakteristikat kryesore

  • Bluzë polo me mëngë të shkurta
  • Përbërja: 100% pambuk i krehur
  • Gramatura: 180 g/m²
  • Pëlhurë singl (e lëmuar)
  • E butë dhe e këndshme për veshje
  • Pamje moderne dhe elegante
  • E qepur anash
  • Çarje anësore
  • Qepje të dyfishta
  • Shirit i përforcuar në jakë dhe çarje
  • Tri kopsa në ngjyrën e bluzës
  • Kopsë rezervë
  • Bazë e shkëlqyer për shtyp
  • Etiketë tear-off
  • E disponueshme edhe në verzion për femra
  • Certifikatë Oeko-Tex

Printimi

Teknikat e printimit

DTG, Printim me letër transferi, Serigrafi, Qëndisje

Produkte të ngjashme