AZZURRO II

50.034 – Maicë polo , 210 g/m2

Porosit në WhatsApp

Përshkrimi

Bluza polo AZZURRO II paraqet një nga standardet në industrinë promocionale dhe është një nga modelet polo më të shitura në ofertë. Dizajni i pakohë dhe prerja klasike e bëjnë të përshtatshme për një spektër të gjerë veprimtarish, ekipesh dhe rastesh - prej fushatave promocionale e panaireve deri te përdorimi korporativ dhe i përditshëm. Është e punuar nga 100% pambuk i krehur, me gramaturë 180 g/m², që siguron baraspeshë të mirë mes rehatisë, stabilitetit dhe jetëgjatësisë.

Bluza është e qepur anash, me qepje të dyfishta në fund dhe manzheta të thurura rreth mëngëve, çka i kontribuon pamjes së rregullt dhe qëndrueshmërisë më të madhe gjatë veshjes dhe larjes. Jaka është e përforcuar me shirit, me qepje shtesë përgjatë supeve, me çka përmirësohet stabiliteti i formës. Modeli ka tri kopsa në ngjyrën e bluzës, si dhe kopsë rezervë. Ofrohet në një spektër të gjerë ngjyrash, çka mundëson përshtatje të lehtë me identitetin e brendit dhe e bën zgjidhje ideale për sasi më të mëdha dhe fushata shumëngjyrëshe. Etiketa kryesore hiqet lehtë (tear-off), çka e lehtëson edhe më shumë personalizimin dhe brendimin. Modeli ofrohet edhe në verzion për femra.

Karakteristikat kryesore

  • Bluzë polo me mëngë të shkurta
  • Përbërja: 100% pambuk i krehur
  • Gramatura: 180 g/m²
  • Prerje klasike
  • E qepur anash
  • Qepje të dyfishta
  • Manzheta në mëngë
  • Jakë e përforcuar me shirit
  • Qepje shtesë përgjatë supeve
  • Tri kopsa në ngjyrën e bluzës
  • Kopsë rezervë
  • Material stabil me përqindje të vogël tkurrjeje
  • Zgjedhje e gjerë ngjyrash
  • Ideale për përdorim promocional dhe korporativ
  • E disponueshme edhe në verzion për femra
  • Certifikatë Oeko-Tex

Printimi

Teknikat e printimit

Printim me letër transferi, Serigrafi, Qëndisje

Produkte të ngjashme