BETA 6IN1

38.025 – Kabllo USB / Type-C për karikim dhe transferim të dhënave, 6 në 1

Porosit në WhatsApp

Përshkrimi

BETA 6IN1 është një kabllo USB universale për mbushje dhe transferim të dhënave me hyrje duale (USB-A/Type-C) dhe tri dalje të ndryshme (Micro-USB, Lightning dhe Type-C), që e bën të përputhshme me një gamë të gjerë pajisjesh. Është perfekte për përdorim në shtëpi, në zyrë, në lëvizje ose gjatë udhëtimit. Gjatësia e kabllos prej 1.2 m ofron komoditet shtesë, ndërsa fuqia e mbushjes deri në 60 W (Type-C/Type-C) siguron mbushje të shpejtë dhe efikase për pajisjet kompatibile. Falë fuqisë së mbushjes deri në 60 W, kablloja mund të përdoret për mbushjen e telefonave, tabletave, laptopëve dhe powerbank-ave. Gjithashtu mbështet teknologjinë PD (Power Delivery), që mundëson mbushje më të shpejtë dhe më efikase, përshtatje automatike të fuqisë sipas pajisjes së lidhur, dhe siguri të shtuar, duke i mbrojtë pajisjet dhe bateritë nga mbinxehja dhe mbingarkesa.
Një veçori kryesore e këtij modeli është logoja me dritë (light-up logo) – një hapësirë për brendim me ndriçim LED të integruar që ndriçon kur kablloja është në përdorim, duke rritë dukshmërinë e markës dhe ndikimin vizual. Kablloja është e punuar nga najloni i endur për qëndrueshmëri dhe rezistencë të shtuar ndaj konsumimit, ndërsa lidhësit prej alumini ofrojnë një përfundim premium dhe të besueshëm. Vjen në paketim dhurate, që e bën BETA 6IN1 një dhuratë të shkëlqyeshme promovuese dhe korporative.

Veçoritë kryesore

  • Materiali: alumin, najlon
  • Gjatësia e kabllos: 1.2 m
  • Funksionet: mbushje dhe transferim i të dhënave
  • Hyrja: USB-A/Type-C
  • Daljet: Micro-USB, Lightning, Type-C
  • Fuqia e mbushjes: deri në 60 W (Type-C/Type-C)
  • Logo me dritë (ndriçim LED)
  • Mbështetje PD (Power Delivery)
  • Kompatibile me: powerbank, telefona, tableta, laptopë
  • Paketim dhurate

Printimi

Teknikat e printimit

Gdhendje me lazer

Produkte të ngjashme