ALBATROS

58.139 – Këpucë mbrojtëse të ulëta S2 FO SR

Porosit në WhatsApp

Përshkrimi

Këpuca mbrojtëse e punës ALBATROS është projektue për përdorim në mjedise pune të mbyllura dhe të pastra, ku standardet e larta higjienike, mbrojtja e besueshme e këmbës dhe rehatia gjatë gjithë ditës janë thelbësore. Falë konstruksionit plotësisht pa metal, modeli është i përshtatshëm për mjedise me detektorë metali dhe industri me kërkesa specifike të sigurisë. Këpuca është e certifikume sipas standardit CE dhe EN ISO 20345, me nivel mbrojtës S2.

Pjesë e sipërme është punue nga mikrofibra e larshme dhe rezistente ndaj ujit, që mundëson mirëmbajtje të lehtë dhe rezistencë të lartë ndaj lagështisë dhe papastërtisë. Veshja e brendshme ka përshkueshmëri të lartë avulli, duke mbështetë ventilimin e përmirësuar dhe reduktimin e grumbullimit të lagështisë gjatë përdorimit të zgjatun. Këpuca është e pajisun me kapak mbrojtës nga fibra karboni, që ofron mbrojtje efektive të gishtërinjve me peshë të reduktume dhe pa përdorim të komponentëve metalike. Shollat e poliuretanit sigurojnë stabilitet dhe amortizim, ndërsa shtresa e brendshme nga shkuma me densitet të lartë rrit rehatinë dhe ndihmon në reduktimin e lodhjes së këmbës. Me mbrojtje S2, modeli ofron veti antistatike, rezistencë ndaj depërtimit të ujit në pjesën e sipërme dhe absorbim të energjisë në zonën e thembrës. Rekomandohet për industrinë ushqimore, farmaci, shëndetësi, laboratorë, logjistikë, prodhimtari të lehtë, aktivitete shërbyese dhe objekte me sisteme detektimi metali.

Veçoritë kryesore

  • Këpucë mbrojtëse pune
  • Konstruksion pa metal
  • E përshtatshme për mjedise me detektorë metali
  • Material i sipërm: mikrofibër e larshme dhe rezistente ndaj ujit
  • Veshje e brendshme me përshkueshmëri të lartë avulli
  • Kapak mbrojtës nga fibra karboni
  • Shollë: poliuretan
  • Shtresë e brendshme nga shkuma me densitet të lartë
  • Veti antistatike
  • Pjesa e sipërme rezistente ndaj ujit
  • Absorbim i energjisë në zonën e thembrës
  • Niveli i mbrojtjes: S2
  • Standardi: EN ISO 20345
  • E certifikume CE
  • Marka: Tekton Pro

Produkte të ngjashme