TITAN

58.112 – Këpucë mbrojtëse të ulëta S3 SRC

Porosit në WhatsApp

Përshkrimi

Këpuca mbrojtëse e punës TITAN është model modern me stil sportiv, i zhvillum për përdoruesit që kanë nevojë për mbrojtje të besueshme S3 të kombinume me rehatë të përmirësume për përdorim gjithëditor në mjedise të ndryshme pune. Falë konstruksionit plotësisht pa metal, këpuca është e përshtatshme për mjedise me detektorë metali dhe vende pune me kërkesa të rrituna sigurie. Modeli është i certifikum sipas EN ISO 20345 dhe plotëson nivelin e mbrojtjes S3 SRC.

Pjesa e sipërme është punue nga lëkura e kamoshit, që ofron rezistencë të mirë ndaj konsumimit, fleksibilitet natyral dhe përshtatshmeri të rehatshme. Ky lloj lëkure është i lehtë për mirëmbajtje me fshirje ose pastrimin e rregullt dhe ofron frymshmëri të përmirësume në krahasim me lëkurën tradicionale të lëmut. Brendia është e veshun me material me frymshmëri të lartë, që mbështet rregullimin efektiv të lagështisë dhe rehatinë gjatë turneve të gjata. Mbrojtja e gishtërinjve sigurohet nga kapaku kompozit, që është më i lehtë se metali, nuk përqën të ftohtët dhe redukton peshën e përgjithshme të këpucës duke ruajtun mbrojtje të besueshme pa komponente metalike. Shtresa e brendshme nga shkuma me densitet të lartë ofron amortizim efektiv dhe redukton ngarkesën e këmbës gjatë qendrimit të zgjatun në këmbë dhe ecës. Një përparësi kyçe e modelit TITAN është sholla e ndërmjetme E-TPU, që ofron elasticitet të lartë, kthim energjie gjatë ecës dhe absorbim efikas të goditjeve. Kjo teknologji redukton në mënyrë të konsiderueshme lodhjen dhe rrit rehatinë në kushte dinamike pune. Sholla është rezistente ndaj rrshqitjes (SRC) dhe ndaj vajrave dhe konsumimit, duke sigurume stabilitet në sipërfaqe të ndryshme. Këpuca mbrojtëse TITAN është pjesë e gamës Tekton Pro dhe është e përshtatshme për prodhimtari, montim, punë shërbyese dhe teknike, mirëmbajtje, logjistikë, depo dhe detyra ndërtimi e instalimi ku mbrojtja, stabiliteti dhe rehatia janë thelbësore.

Veçoritë kryesore

  • Këpucë mbrojtëse pune
  • Konstruksion pa metal
  • E përshtatshme për mjedise me detektorë metali
  • Material i sipërm: lëkurë kamoshi
  • Veshje me frymshmëri të lartë
  • Kapak mbrojtës kompozit
  • Shtresë e brendshme nga shkuma me densitet të lartë
  • Shollë e ndërmjetme: E-TPU me kthim energjie
  • Shollë: rezistente ndaj rrshqitjes (SRC), vajrave dhe konsumimit
  • Niveli i mbrojtjes: S3 SRC
  • Standardi: EN ISO 20345
  • Marka: Tekton Pro

Produkte të ngjashme